Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pas lajmit të të vrasjes makabre të kryetarit të Komunës së bogovinës, Hazbi Idrizi, ka shprehur ngushëllimet e tija të sinqerta për familjen Idrizi, transmeton InfoShqip.
“Ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve të Hazbi Idrizit, Kryetarit të komunës së Bogovinës, u prehtë në paqë”, shkruan në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Ali Ahmeti, lideri i BDI-së.
Ndryshe sot kryetari i Komunës së Bogovinës, u qëllua me armë zjarri nga një person në qendër të fshatit.










