Ali Ahmeti: Nuk jam i mllefosur pse është përgjuar, këtë gjë e kanë bërë të gjithë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, duke qenë mysafir në emisionin “Debate zgjedhore 2016” në TV 21 deklaroi se e ka ditur se në Maqedoni secili përgjon. Ashtu si theksoi ai është përgjuar edhe në kohën e LSDM-së, edhe në kohën e VMRO-DPMNE-së, transmeton TetovaSot.

“Në Maqedoni kanë përgjuar të gjithë. Nuk mund që të amnistohen as VMRO-, as LSDM. E kam ditur se po përgjohet dhe për këtë kam biseduar me pushtetarët e atëhershëm, gjegjësisht me Branko Crvenkovski dhe me Hari Kostov. Nuk e di se sa është numri i personave të përgjuar. Jam i vetëdijshëm se në secilin shtet përgjohet, por shteti ka mekanizma se si ato përgjime të janë legale dhe jo është me urdhër të gjykatës. Unë nuk jam i mllefosur dhe nuk hidhërohem se pse kanë përgjuar, pasi që kjo gjë për mua nuk është e re”, deklaroi Ahmeti./TetovaSot


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu