Ali Ahmeti: Pse të tërhiqem nga politika, humbësit duhet të tërhiqen

Lideri i BDI-së Ali ahmeti tha se nuk do të tërhiqet nga politika, që siç shtoi, humbësit duhet të tërhiqen dhe jo fituesit, përcjell TV21. Sipas Ahmetit, parti e tij është fituese për 25 vite me radhë dhe jo vetëm në tre ciklet e fundit zgjedhore.

“Përse tërhiqem more vëlla? Ju a keni veshë apo s’keni. Kush ka fituar? Humbësi duhet të tërhiqe, jo fituesi. A i doni Dokumentet, shkoni në KQZ, verifikoni dhe nëse verifikohet për 25 vite një humbje të Ali Ahmetit, atëherë hajdeni flasim. Asnjë s’është tërheqë që ka humbur për 25 vite. Çerekshekulli ka fituar, jo këto tre cikle. Urdhëroni qe ku janë të shkruara e bardha midis zezës”, tha Ali Ahmeti./tv21.tv

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu