Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, do të takohet sot me presidentin Bujar Nishanin, kryeministrin Edi Ramën dhe kryeparlamentarin Ilir Metën.
Pak ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u takua me dy liderët e opozitës shqiptare Ziadin Selën dhe Bilall Kasamin të cilët diskutuan për zgjedhjet në Maqedoni.
Siç bëhet e ditur në këto takime pritet të bisedohet për kushtet që do vendosen kundrejt partnerit të koalicionit për formimin e qeverisë.