Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka konfirmuar se Bashkimi Demokratik ka hequr dorë nga kërkesa për kryeministrin shqiptar. Pas takimit me kryetarin e Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti, Zaev prezentoi parimet për funksionimin e qeevrisë, duek theksuar se marrëveshja parasheh që ai (Zaev) të ketë mandat katërvjeçar.
Zaev tha se marrëveshja e arritur do të duhet të kalojë edhe në organet e dy partive, kurse ai personalisht do ta prezantojë edhe para partnerëve të koalicionit “Mundemi” dhe para PDSH-së. /InfoShqip








