Aliyev: Ja çfarë e ndal luftën në Nago-Karabak

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha se forcat azerbajxhanase kishin çliruar pikat strategjike nga pushtimi armen dhe tha se tërheqja e forcave armene nga territori i okupuar i Azerbajxhanit ishte kushti i vetëm për t’i dhënë fund konfliktit.

Aliyev vizitoi ushtarët e plagosur azerë gjatë konfliktit të Nago-Karabakut.

Duke iu drejtuar shtypit, Aliyev pyeti se çfarë kërkonte ushtria armene në territorin e Azerbajxhanit dhe u bëri thirrje popullit armen të mos i dërgonte fëmijët e tyre në Azerbajxhan.

“Ne po luftojmë në territorin tonë. Ushtarët tanë japin jetën e tyre si dëshmorë në tokën tonë. Ne jemi duke mbrojtur dhe çliruar atdheun tonë“, tha Aliyev.

Duke theksuar se forcat azerbajxhanase kishin çliruar disa nga pikat strategjike përmes operacioneve të suksesshme, Aliyev tha se askush nuk mund ta dëbonte më ushtrinë e Azerbajxhanit nga zona.

“Ne do të rivendosim integritetin e Azerbajxhanit. Populli armen duhet ta kuptojë këtë. Eshtë krim të pushtosh territorin e dikujt tjetër për 30 vjet, të shkatërrosh dhe të dëbosh një milion vendas dhe të kryesh gjenocid ndaj popullit azerbajxhanas”, tha Aliyev.

Duke theksuar se Karabaku është një pjesë historike dhe sovrane e Azerbajxhanit, Aliyev tha se Azerbajxhani po lufton për qëllimin e drejtë të vendosjes së integritetit të tij territorial.

“Ne po luftojmë për gjënë e duhur dhe të vërtetën. Kemi të drejtë nga pikëpamja juridike, historike dhe ndërkombëtare. Kushti i vetëm i Azerbajxhanit është tërheqja e ushtrisë armene. Nëse ushtria armene tërhiqet nga territori i okupuar, konfliktet do të ndalen. Kjo çështje duhet të zgjidhet me mjete ushtarake, nëse nuk mund të negociohet. Kjo e drejtë na është dhënë nga populli i Azerbajxhanit dhe ligji ndërkombëtar”, tha Aliyev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu