Alketa Vejsiu, sekreti i pjesmarrjes në Sanremo

Tashmë të gjithë e dimë që prezantuesja Alketa Vejsiu është një prej 10 femrave që drejtori artistik i festivalit të Sanremo-s, Amadeus, ka përzgjedhur për të pasur në krah, në festivalin e famshëm që këtë vit vjen në edicionin e 70-të të tij.

Është ky pa dyshim një sukses i jashtëzakonshëm i prezantueses që i ka të gjitha, talentin, aftësinë, bukurinë, oratorinë, dhe sigurisht një italishte perfekte që patëm rastin ta dëgjojmë në një prej emisioneve te Rai 1, pak ditë pas tërmetit të fuqishëm të 26 Nëntorit të vitit të kaluar.

Festivali i fundit ne Rtsh me siguri që ishte një sprovë e tejkaluar. Edhe pse pati jo pak kritika për një lloj “privatizimi” të saj nga Alketa që veç prezantueses bëri edhe këngëtaren, por edhe modelen, festivali mban firmën e saj nga fillimi në fund.

Por le të kthehemi tek Sanremo, një ëndërr edhe për shumë prezantues e moderatorë të famshëm vendas. Për këtë foli vetë Alketa, ku mes të tjerave, zbulon atë shtysën e nevojshme për të marrë përsipër sfida të tilla, që në fund të fundit, suksesin nuk e kanë të parathënë.

Të përballosh skenën mitike të Sanremo-s me një histori 70 vjeçare nuk është një sipërmarrje e lehtë. Atë duhet ta meritosh dhe ne ja urojmë asaj me gjithë zemër, si patrioten tonë. “Në këto tre vite kam trokitur në shumë dyer në Itali, nuk ka qenë e thjeshtë. Sekreti është që kam pasur nxitjen dhe mbështetjen e njeriut që dashuroj, i cili më ka mësuar se kur e do një grua fort duhet ta mbështesësh në ëndrrat e saj. “Mos u dorëzo, ti do t’ia dalësh!” Dashuria, forca dhe frymëzimi im. Për këtë jam vajzë me fat”, ka shkruar sot Alketa në rrjetet sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu