“Serbia duket se e shijon iluzionin se Kosova është ende provincë serbe, përkundër faktit se pavarësia e Kosovës është një realitet i palëkundur”.
Kështu fillon shkrimi i profesorit amerikan Alon Ben-Meir i cili më tutje thotë se Serbia e di që pavarësia e Kosovës dhe shteti i Kosovës nuk do të zhbëhen kurrë por nuk e pranojnë këtë. Ai radhit 4 arsye kyçe pse Serbia nuk mund ta zhbëjë pavarësinë e Kosovës.
“Së pari, pavarësia e Kosovës erdhi përmes rrjedhjes së gjakut shqiptar që e derdhën në një luftë që nuk e kishin zgjedhur ata.”
“Së dyti, mbi 100 shtete e kanë njohur Kosovën, përfshirë SHBA-të dhe shumicën dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së.”
“Së treti, Kosova parashikohet që në një moment të bëhet një vend anëtare e Bashkimit Evropian.” Së katërti, Ben-Meir thotë se Biden ka një qasje të veçantë ndaj Kosovës dhe kështu SHBA-të garantojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe Serbia nuk mund ta frikësojë.









