BDI ja cakton ministrat Aleancës për shqiptarët. Televizioni Alsat-M, ka publikuar sot se pretendenti për postin e ministrit të pushtetit lokal, Vesel Memedi, është i favorizuar nga BDI. “Kësaj partie i takojnë dy poste ministrore edhe atë Ministria e Shëndetësisë, që pritet të drejtohet nga Arben Taravari dhe Pushteti Lokal. Për këtë dikaster përflitej se do të udhëhiqet nga Vesel Mehmedi, i favorizuar nga BDI-ja”, shkruan Alsat-m.
Kjo informatë bëhet edhe me e saktë për faktin se gjatë ditëve të kaluara, në mbledhjet që ka mbajtur kryesia e LR-PDSH-së, nuk është thënë asnjë fjalë për kandidimin e Vesel Memedit për post ministror. Madje, anëtarët e partisë së Ziadin Selës as nuk e kanë ditur se Aleanca do të ketë edhe ministrinë e pushtetit lokal.










