Nesër Kosovën do ta vizitojë Presidenti i Sllovenisë, Borut Pohar, ku pritet të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Këtë gjë e ka konfirmuar më herët gjatë ditës Presidenca e Kosovës.
Këshilltari i Presidentes Osmani, Bekim Kupina, tha se shefja e shtetit do ta ketë një takim me presidentin slloven.
Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe Ambasada e Sllovenisë në Prishtinë duke treguar se një takim i tillë do të mbahet si rrugë për përgatitjen e samitit të Brdo-Brijunit.
“Presidenti Pahor do të takohet me homologen e tij Osmani në përgatitje për Samitin e 17 majit të Procesit të Brdo-Brijuni”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Sllovene në Prishtinë.
Pahor nuk do të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Kujtojmë që kohë më parë mediat sllovene kanë publikuar një “non-paper” i cili aludohet të jetë shkruar nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, e në të cilin flitej për rikonfigurimin e kufijve në Ballkan përfshirë ndryshimet e kufirit të Kosovës e Bosnjës.
Por, këto raportime të mediave i pati mohuar Presidenti i Sllovenisë, Pohar.
Javën që shkoi Pohar ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shqipëri ku u takua me krerët e shtetit shqiptar.









