Ambasadori gjerman për liberalizimin e vizave: Kosovës i iku treni në vitin 2016, kur nuk arriti ta bënte demarkimin me Malin e Zi

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosovës i ka ikur treni në vitin 2016 sa i përket liberalizimit të vizave. Sipas tij ky ‘tren’ Kosovës i iku kur nuk arriti të bënte demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Jorn Rohde së fundi ka folur rreth liberalizimi të vizave për Kosovën, të cilin proces e ka quajtur të vonuar. Ai është shprehur se Kosova mund të lëvizë qëndrimet e shteteve skeptike për liberalizimin, duke vendosur në radhë të parë sundimin e ligjit e luftimin e korrupsionit.

Ambasadori është zotuar se Gjermania po mundohet ta ndihmojë Kosovën për liberalizimin duke bindur shtetet skeptike.

“E shoh është një problem psikologjik, sepse të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë liberalizim të vizave dhe për ne kjo është e qartë: çështja është vonuar dhe duhet të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ambasadori gjerman në Kosovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu