Ambasadori izraelit në Serbi: E njohëm Kosovën nën presionin amerikan

Ambasadori izraelit në Serbi, Jahel Vilan ka thënë se vendi i tij e ka njohur pavarësinë e Kosovës nën presionin amerikan.

Vilan ka thënë se ky vendim ishte kundër interesave të Izraelit në Serbi, por u mor nën presionin amerikan.

“Mos më keqkuptoni, është një temë e rëndësishme, por është një histori tjetër. Vendimi i Izraelit për të njohur pavarësinë e Kosovës u mor nën presionin amerikan, përndryshe të mos harrojmë se u bë brenda kornizës së marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës me Amerikën, dhe jo me ne. Unë nuk jam duke u përpjekur të fshihem pas kësaj, ai vendim u mor nga Izraeli pas shumë vitesh që ne nuk e kemi njohur Kosovës. Kjo është kundër interesave tona në Serbi”, tha ai për TV Prva, transmeton Reporteri.net.

I pyetur nëse Izraeli do ta rishikonte vendimin për njohjen e Kosovës, Vilan tha se nuk e sheh një mundësi të tillë.

“Unë nuk shoh një mundësi të tillë për momentin. Është arritur një marrëveshje, Izraeli e ka njohur Kosovën dhe Kosova do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem. Nuk shoh mundësinë që të tërhiqet kjo njohje përderisa të dy palët janë pajtuar për atë marrëveshje”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu