Ambasadori amerikan Philip Kosnett dhe zëvendës shefi i misionit Nicholas Giacobbe vizituan selinë e Fondacionit të Mijëvjeçarit në Kosovë për të mësuar më shumë rreth iniciativave në vazhdim të këtij misioni dhe për t’u takuar me disa përfituese gra që përfaqësojnë komunitete të ndryshme në Kosovë. Gjatë vizitës së tij, ambasadori Kosnett u informua për progresin e qëndrueshëm të misionit nën Programin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Ndërsa ishte në MFK, ambasadori Kosnett shprehu mbështetjen e tij të plotë për pilot-projektet që do të përshpejtojnë tranzicionin e Kosovës në burime të qëndrueshme dhe të ripërtëritshme të energjisë, adresimin e ndryshimeve klimatike, promovimin e përfshierjes gjinore dhe sociale dhe mbështetjen e qeverisjes së mirë. Ambasadori Kosnett përgëzoi drejtorin e MFK’së, Petrit Selimin dhe ekipin e tij për qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e tyre gjatë vitit të kaluar dhe u takua me dy gra përfituese sipërmarrëse të programit të grave të MFK’së për grante në energji. Në total, afërsisht 200 biznese në pronësi të grave tashmë kanë marrë grante përmes aktiviteteve të ‘Grave në Energji’.
Sarah Olmstead, drejtoreshë e MCC për Kosovë, theksoi gjithashtu bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në vitet e fundit midis ekipeve të MCC’së dhe MFK’së në zbatimin e programeve komplekse dhe inovative. Olmstead gjithashtu tregoi se progresi i sukesshëm i Programit ka ndihmuar Kosovën në kualifikimin për mbështetje të mundshme më të madhe nga MCC në formën e një marrëveshje kompakte e cila aktualisht po negociohet midis dy qeverive.
Drejtori i Përgjithshëm i MFK’së, Petrit Selimi e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e tij, duke theksuar se: “MFK-ja tani është në kulmin e implementimit të projekteve. Vetëm një vit ka mbetur nga Marrëveshja e zgjatur e Pragut dhe ne shpresojmë të përmbyllim projekte që do t’iu mundësojnë institucioneve të Kosovës të kuptojnë mënyrat më të mira për të arritur efikasitetin e energjisë dhe mbështetjen e qeverisjes transparente”
Gjatë vizitës së tij, ambasadori Kosnett bisedoi me sipërmarrësit Aida Kumnova dhe Ivana Grbic. Të dyja shprehën mirënjohjen e tyre për MCC dhe MFK për ndihmën teknike dh embështetjen financiare nga programi Gratë në Sipërmarrjet e Energjisë e cila u ka lejuar atyre t’i bëjnë bizneset e tyre më efikase në energji. Znj. Kumnova dhe Znj. Grbic janë të bindur se mbështetja e MFK-së do t’u mundësojë atyre të zgjerojnë operacionet e tyre.
Përkundër sfidave të pandemisë, MFK ka vazhduar me aktivitetet e saj. Deri më sot, në sajë të mbështetjes së Qeverisë së SHBA’ve, këto janë disa nga aktivitetet që MFK ka zbatuar dhe po zbaton aktualisht:
-26 të reja morën diplomat e tyre në fushat e lidhura me energjinë pasi studiuan dy vjet në SHBA.
Mbi 100 gra praktikante kanë filluar ose së shpejti do të fillojnë angazhimet e tyre me kompani dhe organzata në sektorin e energjisë në Kosovë.
-Afërsisht 200 biznese në pronësi të grave tashmë janë vlerësuar me mbështetje financiare dhe teknike si pjesë e Programit të Grave në Energji të MFK’së, me më shumë aplikantë që aktualisht vlerësohen.
-Janë inicuar punime për rikonstruktimin e deri në 2000 shtpëive dhe 25 ndërtesave shumë-banesore si pjesë e Programit ‘Subvencione për Efiçiencën e Energjisë në Kosovë-SEEK”.
-Stacionet e Monitorimit të Cilësisë së Ajrit në të gjithë Kosovën janë azhurnuar me pajisje dhe softuer të ri në mënyrë që ato të ofrojnë të dhëna në kohë reale për qytetarët, agjencitë e lajmeve dhe institucionet.
-100 vajza nga Kosova, rajoni i gjerë dhe SH.B.A. kanë marrë pjesë në kampin e parë veror ndonjëherë STEM në Kosovë: WiSciKosovo.
-Mbi 1 milion dollarë grante janë disbursuar për shoqërinë civile dhe organizatat e sektorit privat për ide inovative të të dhënave të hapura për të arritur një transparencë më të madhe të qeverisë përmes DigData Open Data Challenge.









