Ambasadori slloven: Samiti i 6 tetorit mesazh mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor

Ambasadori slloven Peter Japelj, këtë të hënë ka qenë në Korçë ku ka komentuar Samitin e zhvilluar me 6 tetor. Në deklaratën e tij për mediat ai është shprehur se samiti ishte një sukses dhe në mbështetje të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Samiti ishte një sukses edhe pse ishte pak komplekse këtë vit. Deklaratat ishin të koordinuara midis 27 anëtarëve ndaj vështirësia kuptohet. Në fund fare ajo që ka rëndësi është që dolën të gjithë me një deklaratë të përbashkët. Kishte një mesazh të fortë për vendet e Ballkanit Perëndimor, ne jemi në mbështetje dhe shohim që e ardhmja e këtyre vendeve është bashkë me ne, dhe herët apo vonë do të jenë pjesë e BE. Por kishte dhe mesazhe të tjera të rëndësishme për bashkëpunimin në vijueshmëri në kohët afatshkurta dhe afatgjata. Kishte thirrje të përbashkëta për investime në ekonomi, do të jenë biliona lek për infrastrukturën e Ballkanit Perëndimor që do e bëjnë jetën e njerëzve këtu më të mirë”, ka thënë ai.

Ndërkohë në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë në dhjetor, ambasadori është shprehur se për këtë nuk ka një zyrtarizim dhe ngelet që të presim vendimin që do të merret.

Sipas tij Shqipëria ka bërë gjithçka që duhet të bënte.

Nuk e di. Duhet të shohim. Ne e ndjejmë erën e mundësisë për të nisur me negociatat në mbledhjen e parë ndërqeveritare. Ka disa skenarë se si mund të zhvillohen, dhe më e mira është të nisim negociatat me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ose të paktën të caktojmë një datë për implementimin e projekteve.

Shqipëria ka bërë gjithçka që duhet të bënte. Ishin dy zonja të forta nga BE, që erdhën në Shqipëri kohët e fundit , Merkel dhe Vonderlighen, të cilat thanë se Shqipëria ka bërë gjithçka për të qenë pjesë e BE. Tani topi është në fushën e BE për të vendosur. Çështjet kohët e fundit në BE janë të kompleksuara, të gjithë e dimë që ka një problem midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe Shqipëria s’ka të bëjë fare me këtë çështje”, ka thënë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu