“Amerika nuk është e lehtë”, Rudina Hajdari: Kuptova që basketbolli ishte sport serioz

Politikania, Rudina Hajdari aktualisht po shijon pushimet në Jug të Shqipërisë. Gjatë kësaj, ajo i ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj të bëjnë pyetjet që dëshirojnë dhe padyshim ato kanë qenë nga më të ndryshmet.

Ndër të tjera, Hajdari ka zbuluar edhe detaje nga jeta e saj private.

E pyetur nëse luan akoma basketboll, ajo ka thënë: “Momentin që ika në Amerikë e pashë që ishte sport serioz”.

Më tej, e pyetur se çfarë i ka mësuar Amerika gjatë kohës që ka studiuar atje, Hajdari është shprehur: “Jam munduar ti marr me te miren, te jem vetvetja. Amerika nuk eshte e lehte por te ben te jesh njeri punetor dhe te besosh te meritokracia.

Te jesh nie nieri me kembe ne toke dhe te kuptosh qe liria jote vlen deri aty ku i shkelet drejta tjetrit” – tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu