Amerika sulmoi Iranin, bombarduesit B-2 goditën 3 baza bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të shtunën se është realizuar me sukses një sulm ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë edhe objektin nëntokësor për pasurimin e uraniumit në Fordo.

“Të gjitha avionët janë të sigurt dhe janë rrugës për në shtëpi”, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social, duke i përgëzuar “luftëtarët tanë të mëdhenj amerikanë”.
Trump e përmbylli deklaratën e tij me fjalët: “Tani është koha për paqe.”

Sipas një zyrtari amerikan që foli për agjencinë Reuters në kushte anonimiteti, në sulm kanë marrë pjesë bombarduesit amerikanë B-2.

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në javën e dytë, me dhjetëra të vrarë dhe të plagosur si pasojë e sulmeve ajrore në të dy vendet.
Izraeli pretendon se synon të ndalë Teheranin nga ndërtimi i armës bërthamore, ndërsa Irani insiston se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

Irani: Objektet ishin evakuuar më parë

Televizioni shtetëror iranian ka publikuar reagimin e parë pas sulmeve amerikane, duke deklaruar se objektet e goditura ishin evakuuar paraprakisht.
Zëvendësshefi politik i televizionit shtetëror, Hassan Abedini, deklaroi drejtpërdrejt se edhe nëse pohimet e Trumpit janë të vërteta, “Irani nuk ka pësuar ndonjë goditje të rëndë, pasi materialet ishin zhvendosur më herët.”

Presidenti amerikan Trump theksoi se tani Teherani duhet të pranojë paqen, përndryshe SHBA do të godasë objektiva të tjerë në Iran.
Sipas tij, në sulmin e mëngjesit janë shkatërruar plotësisht tre objekte bërthamore iraniane: Natanz, Esfahan dhe Fordow. Sulmu u realizua pa miratimin e Kongresit dhe kjo pritet të nxis debate në politikën amerikane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu