Amerikanët publikojnë videon ku aeroplani rus i afrohet vetëm 1.5 metra larg aeroplanit vëzhgues të SHBA-ve (VIDEO)

Forcat ajrore amerikane kanë publikuar një video nga incidenti që ndodhi mes një aeroplani vëzhgues amerikan dhe atij luftarak rus, ku ky i fundit iu afrua vetëm një metër e gjysmë.

Aeroplani rus i tipit Su-27 ia ka prerë rrugën aeroplanit amerikan EP-3 Aries derisa po fluturonte mbi Detin e Zi, ku në një moment i afrohet vetëm 1.5 metra. Kjo ndërhyrje ka zgjatur për plot 2 orë e 40 minuta, transmeton Telegrafi.

“Këto pamje tregojnë sesi aeroplani rus Su-27 i afrohet aeroplanit tonë EP-3”, ka deklaruar kapiteni i marinës amerikane Bill Ellis.

Sipas tij, fluturimi në një distancë kaq të afërt në një periudhë të gjatë kohore, është mjaft i rrezikshëm.

Marina amerikane ditë më parë ka publikuar një video tjetër nga një kënd tjetër, ku shihet se ai aeroplani rus kalon me shpejtësi të madhe para “hundëve” të aeroplanit amerikan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu