Kushtëzimi I tillë që bashkë të miratohen këto ligje sipas analistit politik Qashif Bakiu në periudhë afatgjatë do të jep efekte negative, pasi shkelësit vehen mbi ligjin. Bakiu thotë se proceset gjyqësore duhet mbajtur larg proceseve politike.
“Gjithkush që ka thyer ligjin, gjithkush kush është vënë mbi ligjin duhet të përgjigjet për veprat të cilat I ka kryer dhe mendoj se kjo nuk duhet të jetë ndonjë kusht për ngecjen e ndonjë procesi. Unë jam I mendimit se në aspekt afatgjatë për shtetin është më e shëndoshë një proces I vonuar se sa një proces I përshpejtuar I cili do të paguan ndonjë kosto shumë të lartë si në këtë rast”, u shpreh analisti politik Qashif Bakiu.
Flitet se propozimi i 8 deputetëve të pavarur të VMRO-DPMNE-së, të cilët votuan hapjen e kushtetutës, do të përfshijë amnistinë e personave të cilët nuk ushtruan direkt dhunën në kuvend. Këtu përfshihen edhe tre deputetët Kërsto Mukoski, Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov. Analisti Bakiu thotë se kur veçmë flitet për amnisti, atëherë do të duhet amnistuar të burgosurit e pafajshëm.
“Një ligj I tillë do të jetë mjaft I dëmshëm, se nëse do të kemi amnisti për një kategori të qytetarëve të cilët kanë thyer ligjin, atëherë jam I mendimit se gama e amnistisë duhet të jetë më e gjërë dhe duhet të kapë kategori të tjera të cilët vuajnë dënimin apo janë në procese gjyqësore. Në burgjet e Maqedonsië kemi shumë njerëz të pafajshëm të cilët vuajnë dënimet për veprat të cilat nuk I kanë bërë asnjëherë”, theksoi Bakiu
Ndërkohë që nga VMRO-DPMNE janë kundër siç shprehen, amnistisë selektive të 27 prillit. Propozim ligji I tyre për amnisti të plotë të hënën pritet të shqyrtohet në seancë planere. Të martën mbildhet trupi I pajtesës për të diskutuar amnistinë eventuale, të cilën ditë më parë e paralajmëroi edhe kryeministri Zaev.










