Edhe Bogdan Ilievski i njohur me nofkën “Betmen” ka përfituar nga Ligji për amnisti për ngjarjet e 27 prillit.
Gjykata penale është shprehur pozitivisht për kërkesën, e njërit prej udhëheqësve të protestave të Lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”.
Tani Ilievski nuk do ta ketë për obligim të paraqitet në gjykatë dhe është qytetar i lirë.
Këtë vendim Ilievski e ka festuar në rrjetin social facebook duke postuar këngën “We are the Championes”










