Lëvizja e Zoran Zaevit për të publikuar programin e qeverisë së re, analistët politkë e vlerësojnë si strategji me qëllim që presidenti Ivanov të mbetet pa argument dhe ta dorëzojë mandatin, por edhe si kundër kritikë për VMRO-DPMNE-në dhe Deklaratën e partive shqiptare.
“Kjo është bërë për të zbutur disponimin anti-shqiptar tek votuesit maqedonas dhe për të shterur çdo argument tek Ivanov”, the Petar Arsovski, për televizionin Telma.
Ndërsa analisti Bashkim Bakiu vlerëson se programi i Zaevit para se gjithash është social-demokrat, me mesazh të qartë për shqiptarët, por edhe përgjigje për sulmet e VMRO-së.
“Do të del në shesh si është inicuar vetë platforma. Akoma nuk është e qartë se nëse platforma qëllimisht ka elemente për shtyrjen dhe formimin e shumicës pa VMRO-DPMNE-në”, tha Bakiu.
Të dy analistët nuk presin që tensionet të ulen dhe se transferimi i qeverisë do të bëhet në mënyrë të qetë. /albeu.