Analisti amerikan në studio televizive serbe: Serbia sa më shpejt ta njohë Kosovën

Edward Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington dhe ekspert për Ballkanin Perëndimor, e cilësoi si “sukses të madh” dështimin e samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt javën e kaluar.

Këto deklarata ai i ka dhënë për mediumin serb N1, teksa ka folur edhe për Ballkanin e Hapur. Këtë të fundit, profesori amerikan e ka kundërshtuar për shkak të marrëdhënieve destabilizuese serbe me shtetet fqinje.

Fuqia ekonomike kthehet në pushtet politik. Kur zvogëlohen barrierat ekonomike rritet fuqia politike. Do të ishte mirë nëse kjo iniciativë të ndodhte dhe Serbia të ndjekte një rrugë demokratike, por nuk është; ajo është në rrugë antidemokratike. Madje ka marrëdhënie destabilizuese me fqinjët si Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina”, ka deklaruar ai.

Tutje, profesori amerikan e ka cilësuar njohjen e sovranitetit të Kosovës si realitet për Serbinë.

Serbët e Kosovës janë viktima në këtë rast. Realiteti është pavarësia e Kosovës dhe sa më shpejt Serbia ta njohë realitetin, aq më mirë do të jetë për serbët e Kosovës”, deklaroi më tej profesori Joseph.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu