Analisti amerikan: Princi i kurorës së Arabisë Saudite mbrohet nga shërbimet sekrete izraelite

Një analist politik amerikan deklaroi se princi i kurorës i Arabisë Saudite, Muhammed Bin Selman i’a ka lënë sigurinë e tij Agjencisë së Inteligjencës së Regjimit Sionist (MOSSAD).

Në një deklaratë për kanalin televiziv amerikan MSNBC, një analist amerikan ka deklaruar se princi i kurorës i Arabisë Saudite, Muhammed Bin Selman i’a ka lënë sigurinë e tij MOSSAD-it, në mënyrë që të jetë i sigurt kundër çdo lloj grushti që mund të përjetoj në Arabi në të ardhmen.

Sipas burimeve izraelite, Muhammed bin Selman i beson sigurinë e tij MOSSAD-it. Bin Selman nuk i beson regjimit saudit dhe ushtrisë së tij në çështjen e sigurisë private.

Duhet të theksohet se lidhja midis MOSSAD-it dhe regjimit saudit është zbuluar me një seri emailesh nga firma e inteligjencës Stratfor, në maj 2008 ku u bë një raport për bisedimet midis zëvendës presidentit të Stratford dhe disa analistëve në luftën kundër terrorizmit.

Këto mesazhe janë një dëshmi e pretendimeve se ata kanë lidhje të veçanta të errëta me qeverinë saudite.
Ai njoftoi se regjimi saudit dhe dinastia saudite kanë bashkëpunuar kundër Iranit dhe këtë bashkëpunim e kanë konfirmuar një numër ekspertësh izraelit, duke përfshirë nënkryetarin e MOSSAD-it Ramazan Bassar dhe ish drejtorin e përgjithshëm të Departamentit të Marrëdhënieve Strategjike, Ram Bin Barak.

Nga bashkëpunimi i inteligjencës midis Arabisë Saudite dhe Izraelit, Ben Barak nuk ishte i habitur të thotë se ka një kompromis në mes të dy palëve. Bin Barak deklaroi se bashkëpunimi i inteligjencës midis Arabisë Saudite dhe Izraelit nuk është për t’u habitur dhe tha se të dy palët ranë dakord mbi këtë çështje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu