Analisti Hyseni: Opozita maqedonase e sheh si rrezik zgjedhjen e një kryeministri shqiptar

Analisti Burim Hyseni pasqyroi situatën politike në Maqedoninë e Veriut duke u fokusuar edhe tek zgjedhjet që do të mbahen më 8 maj.

Formimi i qeverisë së ardhshme besoj që do të jetë problem pas zgjedhjeve. Pra pas zgjedhjeve tek Maqedonia e Veriut mund të futet në krizë institucionale”, u shpreh ai.

Analisti Hyseni tha se opozita maqedonase e ka parë zgjedhjen e një kryeministri shqiptar si një çështje që rrezikon shtetin.

Mendoj që opozita maqedonase çështjen e një kryeministri shqiptar e ka parë si një çështje që rrezikon shtetin. Partitë politikë maqedonase ndryshojnë qëndrimet e tyre në varësi të pozicioneve të tyre. Mendoj që në të ardhmen çdo subjekt politik shqiptar që fiton besimin e qytetarëve për të qeverisur nuk duhet të pranojë negociata të tilla siç edhe i kemi parë”, tha ai.

Gjatë intervistës analisti Hyseni tha se ideja për president konsensual ka rrjedhur si pasojë e veprimit politik të ish-presidentit të kaluar që sipas tij nuk ishte në shërbim të qytetarëve

“Duhet të bëhen ndryshime Kushtetuese në zgjedhjen e Presidentit, pasi duhet të zgjidhjet në Kuvend. Qëndrimet e subjekteve politike maqedonase dallojnë kur janë në pushtet dhe kur janë në opozitë. Presidenti ka kompetenca shumë të kufizuara”, përfundoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu