Analisti nuk mban më, ofendon rëndë Bashën live

Mbrëmë në “Opinion” ka qënë të ftuar dy krerët e opozitës, Basha dhe Kryemadhi të cilët bënë sërish apel në lidhje me protestën e 27 janarit.

Por gjatë intervistës me kreun e PD-së Lulzim Basha ka shpërthyer në akuza analisti Lorenc Vangjeli.

Ka qënë Basha ai që ka nisur debatin pasi i ka kërkuar Vangjelit që të flasë më seriozisht, pasi “është ulur në të njëjtin vend ku dje u fol për vjedhjen e 700 milion dollarëve të ARMO”.

Pas kësaj Vangjeli si rrallë herë më parë ka shpërthyer në akuza duke e quajtur atë dhe politikanët e tjerë, një mallkim për Shqipërinë.

“Jeni të gjithë mallkimi i këtij vendi. Të gjithë bashkë jeni, të paaftë jeni. Jeni grabitës”, – i ka thënë Vangjeli- Bashës. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu