Përditësimi i fundit i zgjedhjeve në Shqipëri, pritet që Edi Ramës t’ia ofrojë edhe një mandat për kryeministër. Nga ana tjetër, raportet e tensionuara në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë Edi Rama, thuhet se do të ndikojnë negativisht për të ardhmen e dy vendet, nëse Rama fiton edhe një madat.
Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë se pjesëmarrja e tre kandidatëve të Vetëvendosjes, në zgjedhjet në Shqipëri, do të ndikojë akoma më shumë në acarimin e raportit në mes të Kurtit dhe Ramës.
“Në momentin kur dy kryeministra të dy vendeve që janë Kosova dhe Shqipëria, pra dy vendeve që kanë një popullësi të njëjtë, kur i kanë dy kryeministra që nuk i kanë raportet e mira ndërmjet vete, mendoj që kanë me ndiku negativisht ndërmjet dy vendeve. Aq më pak tani me pjesëmarrjen e tre kandidatëve që i ka mbështetur Vetëvendosja në Shqipëri, kjo mundet me ndiku akoma më shumë në acarimin e këtyre marrëdhënjeve edhe ashtu nuk kanë qenë shumë të mira”, deklaron Demhasaj.
Demhasaj e konsideron vendim të gabuar pjesëmarrjen e LVV-së, në zgjedhjet në Shqipëri.“Nuk mendoj që Vetëvendosja është dashur me u perzi në zgjedhejt në Shqipëri, asnjë zyrtar i LVV-së këtu nuk është dashur me marrë pjesë në fushatë në zgjedhjet në Shqipëri. Ne kemi parë që ka pasur disa deputetë që kanë marrë pjesë atje dhe i kanë ndihmuar ata kandidatë, mendoj që ka qenë shumë e gabuar”, deklaron ai.Derisa, shton se edhe votimi i kryministrit Kurti do të kontribuoj në prishjen akoma më shumë të raporteve, nëse Edi Rama fiton edhe një mandat.
“Edhe votimi i kryeministrit Kurti në Shqipëri mendoj që ka qenë i gabuar, sepse në njëfarë mënyre mundet me ndiku në prishjen akoma më shumë të marrëdhënjeve të kryeministrit Kurti dhe kryeministrit në ardhje nëse është Edi Rama”, thotë ai.
Sipas tij, Kurti dhe Rama duhet t’i tejkalojnë këto mospajtime personale, kur është në pyetje fati i Kosovës dhe i Shqipërisë.“Shpresoj që ata kanë me i tejkalu këto mospajtimet personale që i kanë të ndërsjellta, kur është në pyetje fati i Shqipërisë dhe i Kosovës, çfarëdo marrëveshje madhore që mundet me qenë për dy vendet mendoj që kanë me tejkalu këtë situatë, por kjo mbetët me u pa”, thotë Demhasaj.
Ndryshe, në Shqipëri bëhet e ditur se tashmë janë numëruar votat në 2 mijë e 131 qendra të votimit nga 5199 sa janë gjithsej në total.KQZ njofton në faqen zyrtare se momentalisht si parti e parë radhitet Partia Socialiste që nga votat e numëruara deri më tani rezulton se ka siguruar 299 mijë e 123 vota.









