Analisti politik tregon planin e Albin Kurtit për dialogun me Serbinë: Qëllimi për unifikim të politikanëve kosovarë do t’i dështojë

Analisti politik, Arton Demhasaj, ka komentuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka ftuar tre liderët e subjekteve opozitare në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhajt të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe Ramush Haradinajt të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Demhasaj, në një prononcim dhënë për Gazeta Blic, thotë se tema e dialogut me Kosovë-Serbi, me shumë gjasë do të jetë prioritet i diskutimit në takim.“Ky takim është thirrur për me pas një mundësi të koordimit të një çasje që lidhet me dialogun mendoj, kjo mundet me qenë tema kryesore që ka me u diskutu në këto takime”, thotë Demhasaj.

Ai tutje shton se është vështirë që të ketë rezultat të një unifikimi të faktorit politik, pasi që sipas tij, Kurti sa ka qenë opozitë ka mbajtur çasje kundërshtuese ndaj qeverisë dhe procesit dialogues.

Takimet kanë me u mbajtë me gjasë, por vështirë me prit që ka me pasë një unifikim të faktorit politik sa i përket dialogut, e kjo për aryse se dihet që në të kaluarën Kurti sa ka qenë në opozitë ka mbajtur çasje kundërshtuese ndaj qeverisë dhe procesit dialogues, kjo mundet me qenë shumë e vështirë e tejkalueshme në çështjen e dialogut”, deklaron ai.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se takimet planifikohet të mbahen javën e ardhshme dhe “do të jenë në shërbim të bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Kosovës”.Në njoftim nuk përmendet në mënyrë të veçantë çështja e dialogut me Serbinë, mirëpo Kurti disa herë e ka theksuar se nuk do të zhvillojë takimet në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, pa u konsultuar me spektrin politik në Kosovë.

Në muajin qershor pritet të mbahet një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.“Duam dialog të përgatitur mirë, parimor, si palë të barabarta, në të cilën, natyrisht, thelbi është ai që tashmë e ka thënë edhe presidenti i ri amerikan, Joe Biden, por edhe shumë liderë të tjerë botërorë se zgjidhja e ka emrin në formën e togfjalëshit: njohja reciproke.

Pra, as Serbia s’e njeh Kosovën, por as Kosova s’e njeh Serbinë dhe njohja reciproke është ajo që do të kontribuonte shumë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjate në Ballkan”, ka thënë Kurti darkës së punës së udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel më 18 maj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu