Nijazi Muhamedi
Duke marrë shkas nga deklarata e sotme e një drejtuesi të gjoja të një tryeze rreth zbatimit të ashtuquajturës Deklaratë, prapa së cilës fshihet një djallëzi si pjesë e një intrige të thellë shqetësuese për fatet shqiptare këtu, dhe duke ditur faktin se kryeministri Rama me ndjenjën e dinjitetit që në fillim u ka vënë bllok injorimi të drejtë manipuluesve dhe deformuesve të saj;
I bëj thirrje publike që ta deklarojë këtë qëndrim edhe publikisht, në mënyrë për të futur një qartësi të prerë në opinionin publik të këtushëm dhe për të parandaluar manipulimet e radhës të nënshkruesve të saj për dëm të interesave dhe të drejtave legjitime demokratike të popullit shqiptar në Maqedoni dhe të identitetit të tij.