Ancelotti: A do të nënshkruajmë me Mbappen? Kjo është një pyetje që nuk do t’i përgjigjem kurrë

Carlo Ancelotti u shfaq para mediave përpara ndeshjes së Real Madridit në La Liga me Espanyol të shtunën, dhe përsëri iu desh të përballonte pyetjet në lidhje me një lëvizje verore për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe .

Real Madridi ka qenë prej kohësh i lidhur me Mbappen, dhe pothuajse nënshkroi sulmuesin në vitin 2022.

Ancelotti kur u pyet për mundësinë e një lëvizjeje për francezin këtë verë, trajneri veteran ishte i qartë në përgjigjen e tij.

“Është një pyetje që mund të më bëni sot, pas tre ditësh, pas një javë, pas një muaji, dy ose tre … dhe është një pyetje që nuk do t’i përgjigjem kurrë”, ka thënë Ancelotti për shtypin.

Trajneri italian analizoi formën aktuale të skuadrës së tij, duke thënë se shpesh ka dal mirë edhe nga sezonet e vështirë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu