Pendarovski do të garojë me Arben Taravarin për të kaluar në rrethin e dytë, thotë sekretari për politika ndërkombëtare, Stefan Andonovski nga OBRM-PDUKM.
“Mendoj se vendi i Stevo Pendarovskit në rrethinë e dytë nuk është i garantuar, sidomos për shkak të ndryshimit të shpeshtë të mendimit. Nëse do të kishte mbajtur të njëjtin qëndrim dhe konsistencë në deklaratat e tij nga fillimi i mandatit e deri më sot, do të kishte mundësi serioze të ishte pjesë e rrethit të dytë”, tha Andonovski në “TV21”.
Sipas tij, anketat tregojnë se kandidatja e OBRM-PDUKM-së, Siljanovska Dafkova do të shkonte në rrethinë e dytë me epërsi bindëse.
“Dallimi duhet të jetë mbi 80 mijë vota dhe them pse të mos arrijmë deri në 100 mijë vota”, shton Andonovski.
I pyetur se a presin edhe vota nga elektorati shqiptar, Andonovski tha se këtë pyetje duhet t’i parashtrohet kandidates Davkova dhe ekipit të saj./Telegrafi/