Të brengosur nga situata aktuale në aktivin e BDI-së në Kumanovë, në të cilin, në prag të zgjedhjeve, lakohen emra për shefa shtabesh dhe për këshilltarë në këshillin komunal jashtë çdo procedure statutare aktivistë, anëtarë dhe ish luftëtarë të UÇK-së, kanë ngritur iniciativë dhe kanë mbajtur takim në objektin e Shkollës së Mesme Ekonomike, paralelet në gjuhën shqipe, në të cilin kanë konkluduar që këto praktika të emrimeve kafeneve të ndërpriten dhe definitivisht të dëgjohet edhe zëri i aktivit të deritanishëm.
Këshilli iniciativë bën ftesë deri te gjithë anëtarësia,këshillat vendorë, kryesia e degës së Kumanovës, këshilltarët aktual të BDI-së në Kuvendin Komunal, anëtarë që përfaqësojnë degën në nivele të ndryshme ekzekutive dhe anëtarë të kryesisë qendrore që në takimin e rradhës të pleqnohen këto problem dhe të koordinohemi për veprim të mëtutjeshëm. Takimin e rradhës me të gjithë Këshilli nismëtar e fton nesër në ora 18:00″, theksuan nga Këshilli inicues ku bëjnë pjesë: Rexhep Rexhepi, Berat Ramadani, Nuredin Misini, Bajram Ademi, Idriz Beqiri.
Udhëheqësia e kësaj iniciative për InfoShqip informuan se është paraparë që ditën e Premte do të ketë konferencë për media, ku do të informohet opinioni në mënyrë më konkrete rreth vendimeve që do të marrin kjo iniciativë.
Njëri nga iniciatorët, Nuredin Misini, për InfoShqip theksoi se qëllimi është transparenca e proceseve brenda partiake.
“Po suspendohen këshillat vendor dhe pa forum, gjegjësisht në prani të 7-8 personave vendoset për emrat për këshillin komunal, gjë që është e turpshme në një vend demokratik dhe në një parti demokratike si BDI-ja. Për këtë arsye insistojmë të ketë transparencë në këto procese brendaprtiake.“- theksoi Nuredin Misini nga BDI./InfoShqip.com










