Anëtari i lartë i PDSH-së nga Gostivari kalon te BESA (FOTO)

Lëvizjes BESA në Gostivar i është bashkëngjitur edhe Besnik Zeqiri, i cili prej vitit 2006 ishte mjek në urgjencën e spitalit “Ferid Muradi”, ndërsa prej vitit 2015 mjek në repartin Kirurgjik. Zeqiri ishte një nga figurat kyçe të PDSH-së në Gostivar, si prej vitit 2008-2010 kryetar i forumit rinor të PDSH Gostivar, kurse prej vitit 2013 nënkryetar i PDSH, anëtar i PDSH dhe anëtar i degës së PDSH-Gostivar prej 2006, anëtar i PDSH dhe anëtar i kryesisë së degës së PDSH-Gostivar.

Javë më parë eksperti dhe profesori Arafat Shabani nga Gostivari i është bashkëngjitur strukturave të Lëvizjes BESA në Gostivar, ndërsa po ashtu një gjë të tillë e ka bërë edhe njëri prej ekspertëve më të suksesshëm në sektorin e zhvillimit ekonomik lokal, Asaf Ademi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu