Angela Merkel është kancelarja e parë gjermane që viziton Maqedonisë, pas vizitës së kancelarit, Gerhard Shreder në vitin 1999 për shkak të krizës në Kosovë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel sot qëndron për vizitë në Maqedoni në shënimin e 27-vjetorit nga referendumi ku u vendos për pavarësinë e vendit. Qëndrimi i saj në vend është pjesë e mbështetjes, që bashkësia ndërkombëtare e jep për referendumin e ardhshëm, të caktuar për më 30 shtator, kur qytetarët duhet të deklarohen për Marrëveshjen e Prespës dhe integrimin në NATO dhe BE.
Angela Merkel e kryeson delegacionin qeveritar gjerman për vizitë zyrtare në vend i cili sot do të ketë pritje solemne para Qeverisë. Pas takimit të përbashkët kryeministri Zoran Zaev dhe kancelarja gjermane do të kenë pres konferencë të përbashkët.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Shtefan Zajbert paralajmëroi se Merkel vjen në Shkup që prej së afërmi të fitojë përshtypjen për referendumin e ardhshëm.
Përfaqësues të lartë të bashkësisë ndërkombëtare vizituan Shkupin, në prag të referendumit të 30 shtatorit. Pas vizitës të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe kancelarit austriak, Sebastian Kurc si dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Luksemburgt Zhan Aselbron. Ndlrsa sot pritet vizita e kancelares gjermane, Angela Merkel. Njohësit e çështjeve ndërkombëtare vlerësojnë se mesazhi që përçojnë këto vizita është i qartë: referendumi është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit.
Senatori amerikan dhe kryesues i Komisionit për Siguri shtetëroe Ron Xhonson gjithashtu javën e ardhshme vjen në Maqedoni ndërsa do t’i vizitojë edhe Greqinë, Serbinë dhe Kosovën.
VIDEO: