Angela Merkel vjen në Shkup?!

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet që gjatë muajt prill ta vizitojë Maqedoninë, si mysafire e Forumit të parë digjital për vendet e Ballkanit Përndimor nikoqir I të cilit është pikërishtë Maqedonia, bëjnë të ditur mediat maqedonse nga burime jozyrtare.

Nga kabineti i kancelares Merkel, siç bëhet e ditur jozyrtarisht, është konfirmuar se do të ketë përfaqësues nga Gjermania në këtë ngjarje të rëndësishme, ndërsa duke u bazuar në atë se të mërkurën pas një krize politike katër muajshe ka arritur marrëveshje me Partinë Social Demokrate të Martin Shullcit për formimin e koalicionit të ri qeveritar, nuk përjashtohet mundësia që në formunim e njëjtë të marrë pjesë pikërishtë kancelarja gjermane Angela Merkel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu