Deklaratat e papërgjegjshme nga ana e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, mund të shkaktojnë incidente serioze dhe pasoja për sigurinë e Republikës së Maqedonisë.
Ju bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike të kontribuojnë në drejtim të qetësimit të gjendjes, dhe jo të ndezjes së saj, deklaroi kryetari i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angellov.
Në këtë gjendje të ndjeshme të shtetit edhe më shumë po thellohet me zvarritjen e dhënies së mandatit nga ana e presidentit Ivanov. I bëjmë thirrje Ivanovit që menjëherë ta jep mandatin për formimin e qeverisë së re, gjithashtu i bëjmë thirrje edhe LSDM-së dhe Zoran Zaevit që të jenë të kujdesshëm në formimin e qeverisë së re, tha Angellov./a1on.mk/