Ekonomia është në fokus të Qeverisë së re në Maqedoni. Do të punojmë në krijimin e një ekonomie reale, e jo politike, theksoi zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, në takimin e sotëm me drejtoreshën për Evropën kontinentale në Ministrinë Franzeze për Evropë dhe Punë të Jashtme, Florance Nanzhan.
Siç kumtoi kabineti i zv.kryeministrit, Angjushev ka falënderuar për mbështetjen e Francës për integrim të Maqedonisë në BE, posaçërisht për aktivitetet të cilat zhvillohen në suaza të procesit ballkanik.
Drejtoresha për Evropë Koninentale, Manzhan, ka thënë se është e impresionuar nga planet dhe entuziazmi i qeverisë për hyrja në BE. Siç ceket në kumtesë, ajo ka thënë se në qeverinë e re sheh partner të mirë të Francës.










