“Shumë prej nesh mund të ndihen disi dobët ekonomikisht në nisje të janarit, por kjo nuk vlen për fëmijët e pasur të Shqipërisë, të cilët janë trashëgimtarët e pasurive mileniale të elitës së vendit”.

Kështu e nis Daily Mail një artikull kushtuar fëmijëve të pasur të Shqipërisë. Ata i referohen një llogarie në Instagram, në të cilën tregohet jeta luksoze dhe e shfrenuar e disa të rinjve brenda dhe jashtë vendit.

Kuptohet, të gjithë janë shqiptarë dhe nuk kursehen të tregojnë orët e shtrenjta, unazat, makinat luksoze, drekat e darkat, udhëtimet me jaht e vonë sa nga njëri vend në tjetrin, apo edhe veshjet e shtrenjta.

Shikojini vetëm më poshtë disa prej tyre.











