Animacioni që tregon se si nuk do të shpërndahej coronavirusi, nëse do të qëndronit në shtëpi ose e kundërta

Pandemia e coronavirusit (Kovid-19) vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Madje, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se pandemia e coronavirusit po vazhdon edhe ditëve të fundit të përhapet me shpejtësi.

“U deshën 67 ditë që nga rasti i parë për të shkuar numri deri në 100 mijë, 11 ditë për të shkuar deri në 100 mijë raste të reja, dhe vetëm katër ditë për 100 mijë të tjera”, tha Ghebreyesus.

Ndryshe, coronavirusi ka infektuar deri më tani 354,718 persona në të gjithë botën, ndërsa 15,437 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Dhe për të parandaluar përhapjen e tij, ekspertë të shumtë kanë dhënë paralajmërime, duke kërkuar nga të gjithë njerëzit që të shmangin kontaktet me njëri-tjetrin, duke qëndruar në shtëpitë e tyre, përcjell Telegrafi.

Në këtë drejtim, shkencëtarët kanë treguar se cilat do të ishin pasojat e mos përmbajtjes së një rregulli të tillë.

Kështu, profesori nga Britania e Madhe, Hugh Montgomery, drejtor i Institutit UCL për Shëndetësi në Universitetin e Londrës, ka shpjeguar dallimin mes gripit të “thjeshtë” dhe coronavirusit të ri – duke dhënë detaje të frikshme në numra.

“Nëse prekem nga një grip normal, do të infektoj 1,3 – 1.4 njerëz. Nëse ata e bartin tutje – është faza e dytë e përhapjes. Por kur ndodh rrethi i dhjetë i përhapjes, do të jem përgjegjës për 14 raste me grip. Ky coronavirus është shumë përhapës, kështu që çdo person e përhap tek të paktën tre persona tjerë. E në shikim të parë nuk duket se ka ndonjë dallim të madh, por nëse të gjithë këta të tre infektojnë tre tjerë – pas rrethit të dhjetë të përhapjes – do të jem përgjegjës për infektimin e 59 mijë personave tjerë”, ka thënë ndër tjerash profesori Montgomery.

Ndërkohë në rrjetet sociale është duke qarkulluar një animacion i cili tregon se cila është mundësia e përhapjes së coronavirusit nëse do të qëndronim ose jo në shtëpi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu