Ankesa nga partia e Ahmetit: Nuk jemi të njoftuar me nismën e LSDM-së, vendimet duhet të merren me konsensus

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është e njoftuar me përmbajtjen e nismës së LSDM-së dhe deri më tani nuk është kërkuar mbështetje apo konsultim për këtë çështje, kumtuan për MIA-n nga partia duke potencuar se të gjitha vendimet duhet të merren me konsensus të përgjithshëm dhe mbështetje të gjerë.

Deputetët e LSDM-së dhe PRSD-së mbledhin nënshkrime për konvokim të seancës në Kuvend që të konfirmohen vendimet e presidentit të shtetit për situatë të jashtëzakonshme për shkak pandemisë me Kovid 19.

“Ne nuk jemi njoftuar me përmbajtjen e nismës të LSDM-së dhe deri tani nuk është kërkuar mbështetje apo konsultim për këtë çështje. Lidhur me të gjitha çështjet sa i përket gjendjes aktuale e cila i prek të gjithë qytetarët në mënyrë të njëjtë, do të ishte mirë të zgjidhen me konsensus të përgjithshëm dhe mbështetje të gjerë. Në mënyrë konsensuale e shpërndamë Kuvendin gjithashtu në mënyrë konsensuale i kemi shtyrë zgjedhjet. Gjithsesi do ta shqyrtojmë nismën sapo të dorëzohet në Kuvend”, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu