Sipas anketës që ka realizuar Instituti për hulumtime politike – Shkup (IHPSH), te qytetarët shqiptarët në Maqedoni, besim më të madh gëzon lideri i BDI-së Ali Ahmeti me 20% dhe Zoran Zaev me 8.4%. Tek Zijadin Sela besojnë 4.2%, Menduh Thaçin 3.8 ndërkaq te Bilall Kasami 5%, transmeton Gazeta Express.
Një pjesë e madhe e shqipatarëve 46.2% nuk besojnë në asnjërin prej tyre, për dikë tjetër janë prononcuar 2.5%, ndërkaq 9.7% nuk kanë përgjigje.
Për Ivanovin dhe Gruevskin nuk janë prononcuar asnjë shqiptarë.
Instituti për hulumtime politike – Shkup (IHPSH), anketën e ka zhvilluar në periudhën nga 10 deri në 13 mars të këtij vitit tek 1 mijë e 100 persona të mitur.










