Anketë Gjysma e qytetarëve janë të kënaqur me anëtarësimin në NATO

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të kënaqur që Maqedonia e Veriut është bërë anëtare e plotë e NATO-s. Kjo ndjehet tek vet popullata, të cilët me anëtarësimin në NATO ndjehen më të sigurtë dhe kanë shpresë që gjendja në vend do të përmirësohet, si në sferën e sigurisë, ashtu të drejtësië por edhe të ekonomisë.

Për të hulumtuar për atë se sa qytetarët janë të kënaqur nga anëtarësimi i vendit tonë në NATO Aleancë, organizata joqeveritare OTI GROUP ka porositur një anketë me qytetarë. Ata janë selektuar në mënyrë të rëndomtë ndërsa të njejtit janë anketuar për disa fusha të ndryshme sa i përket anëtarësimit në NATO.

Kështu, sipas anketës të realizuar nga Development Solutions dhe e porositur nga OTI GROUP, 38% e qytetarëve janë shprehur më se të kënaqur nga anëtarësimi i vendit në NATO.

Anketa është realizuar me metodologji kuantitative – me shembull reprezentues të qytetarëve. Anketa është realizuar në mënyrë telefonike. Në anketë morën pjesë 1000 qytetarë, ndërsa e njejta është realizuar 3 ditë duke filluar nga 15 dhjetori, e deri më 17 dhjetor 2020. Janë shënuar edhe të dhënat sociodemografike të të anketuarve, si përshembull gjinia, mosha, niveli i shkollimit, statusi i punës dhe shuma e të ardhurave.

Analiza na dha këto të dhëna: 34,8% e të anketuarve janë shumë të kënaqur nga ajo që shteti është anëtare e NATOs. Pothuajse gjysma e të anketuarve shprehin shkallë të lartë të kënaqësisë. Por, pothuajse një e katërta (23%), aspak nuk janë të kënaqur nga anëtarësimi i vendit në NATO.

Sa i përket qëndrimeve për sigurinë e jashtme të shtetit me anëtarësimin në NATO, mund të konstatohet gatishmëri në përgjigjet e të anketuarve. ME fjalë të tjera, një e katërta e të anketuarve konsiderojnë se siguria e jashtme e shtetit është përmirësuar shumë, por, pothuajse përqindja e njejtë e qytetarëve konsiderojnë se aspak nuk është përmirësuar.

Kur bëhet fjalë për siguri të brendshme të shtetit pas anëtarësimit të vendit në NATO, përsëri mund të konstatohet gatishmëri në përgjigjet e të anketuarve, me tendencë të përfaqësohen pozitat ekstreme të shkallës. Kështu, 22,7% e të anketuarve konsiderojnë se siguria e brendshme e shtetit është përmirësuar, por, 27,7% e të anketuarve konsiderojnë se siguria e brendshme aspak nuk është përmirësuar.

Më tepër se gjysma e të anketarve konsiderojnë se anëtarësimi i shtetit në NATO është me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të shtetit. Më tepër se një e treta (38,3%) e të anketuarve konsiderojnë se anëtarësimi në NATO është shumë me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit.

Shqiptarët me 56,6% në Maqedoni të Veriut janë më të kënaqur se sa qytetarët nga etni tjera në vend për anëtarësimin e RMV-së në NATO. Tendenca e njejtë u tregua edhe në pikëpamje të vlerësimit të sigurisë së jashtme të shtetit si rezultat i anëtarësimit në NATO. Është përmirësuar shumë konsiderojnë 42,3% e shqiptarëve ndërsa vetëm 19,6% e maqedonasve. 37,2% e shqiptarëve konsiderojnë se siguria e brendshme në shtet është përmirësuar shumë me anëtarësimin në NATO, ndërsa këtë qëndrim e ndajnë vetëm 18,3% e maqedonasve. 62,2% e shqiptarëve dhe 59,1% e turqve konsideorjnë se anëtarësimi në NATO është me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të shtetit. Maqedonasit me këtë pajtohen vetëm 29,3% e tyre.

Qytetarët me arsim fillor (45,2%) dhe me arsim të lartë (42,4%) tregojnë shkallë më të lartë të kënaqësisë nga anëtarësimi në NATO. Të anketuarit me të ardhura të larta kanë qëndrime më pozitive për anëtarësimin në NATO, në krahasim me grupet tjera. Qytetarët me marrdhënie të përkohshme pune konsiderojnë se anëtarësimi në NATO është me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të shtetit. Sipas gjinisë, në këtë anketë janë anketuar gjithsej 1000 qytetarë, prej tyre 477 femra dhe 523 meshkuj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu