Antonela Berisha zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga partneri: Më ka dhuruar një apartament me vlerë 300 mijë euro

Antonela Berisha u bë e famshme për publikun me pjesëmarrjen e saj në emisionin “Përputhen” e më pas edhe në Big Brother VIP Albania.

Që atëherë ajo komentohet edhe për deklarata që bën apo paraqitjen e ndryshe televizive ku ajo nuk heziton të jetë transparente.

Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin “Zemër Luana” ku edhe u vu përball disa pyetjeve rreth jetës së saj private.

Gjatë njërës prej lojërave, Antonela u pyet të zbulonte dhuratën më të shtrenjtë që i ka bërë partnerit dhe anasjelltas.

Ajo zbuloi se dhurata më e kushtueshme që ka pranuar nga partneri ka vlerën e 300 mijë eurove dhe është një apartament.

“Unë i kam dhuruar vetën time, vlejë shumë me thënë të drejtën, nuk kam një çmim, por për të vlejë tepër, ndërsa ai më ka dhuruar një duplex (apartament) në Tiranë me vlerë 300 mijë euro”, është shprehur Antonela.

Ndryshe, kujtojmë që gjatë qëndrimit në BBVA, Antonela ishte përshirë në një debat të ashpër me këngëtaren Big Mama, i cili kishte vazhduar edhe pas daljes së tyre nga shtëpia e famshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu