Anullohet mbledhja e përbashkët Maqedoni e Veriut-Kosovë

Anullohet mbledhja e përbashkët e Qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të caktuar për më 25 Janar të vitit të ardhshëm. Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar Shkupin, se për shkak të zhvillimeve të fundit në Kosovë, kjo mbledhje e përbashkët qeveritare nuk do të mbahet.

Kujtojmë se Mbledhja e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut duhej të mbahet më 25 janar 2021 në Shkup.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kishin diskutuar për të gjitha temat për të cilat do të bisedohet në këtë mbledhje, marrëveshjet që kanë ngecur dhe marrëveshjet e reja që do të nënshkruhen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu