Anulohet gjykimi për vrasjen e Almir Aliut

Në gjykatën themelore në Kumanovë sot u anulua gjykimi kundër Boban Iliq, i akuzuar për vrasjen e katërvjeçarit Almir Aliu para Shtëpisë Shëndetësore në Kumanovë, përshkak të mungesës të mjekut nga Klinika për Psikijatri në Shkup, informon Zhurnal.

Doktoresha një kohë të gjatë ka qenë në pushim mjekësor dhe nuk është në mundësi të marrë pjesë në seancë.

Në seancën e kaluar, mendim dha një nga ekspertët, i cili para trupit gjykues e prezantoi rezultatin psikiatrik i cili tregon se Boban nuk e ka kryer vrasjen me qëllim siç e akuzon dhe ngarkon prokuroria.
Atëherë avokatët e familjes Aliu nuk ishin të kënaqur nga ekspertiza dhe konsiderojnë se nuk janë marrë parasysh të gjitha dëshmitë të cilat i kanë dorëzuar deri tek Gjykata dhe paralajmëruan se do të kërkojnë ekspertizë të re.

Shkelja e katërvjeçarit Almir Aliu ndodhi më 25 qershor të vitit të kaluar, përshkak përleshjes verbale banale për radhë në Shtëpinë Shëndetësore në Kumanovë, e cila është shëndruar në përleshje fizike mes babait të fëmiut dhe Boban. Në përpjekje për të ikur nga sulmuesit Boban me veturën e tij ka goditur rëndë 4 vjeçarin tani më të ndjerë, Almir Aliun.

Familja Aliu kërkon dënim maksimal për Boban, deri sa ai vërteton se është viktimë në këtë përballje. Boban akuzohet për vepër penale, vrasje me vetëdije, ndërsa babait të Almirit, Sead Aliu dhe dy familjarëve të tij të tjerë për dhunë.

Seanca e ardhshme është caktuar në fillimin e muajit maj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu