Apasiev dhe Thaçi siguruan një vend deputeti Kuvend

Sipas rezultateve të tanishme të KSHZ-së, Menduh Thaçi dhe Dimitar Apasiev do të jenë deputet në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

PDSH pritet ta fitojë deputetin në njësinë zgjedhore numër gjashtë, ku bartës liste është kreu i kësaj partie, Menduh Thaçi, njofton Telegrafi Maqedoni.

E njëjta vlen edhe për partinë e Majta, ku më së shumti vota fitoi në njësin zgjedhore numër gjashtë, ku bartës i listës është kreu i kësaj partie, Dimitar Apasiev.

E majta fitoi një përqindje të dukshme edhe në njësitë zgjedhore të tjera, si në 3 ashtu edhe në 4, por nuk dihet nëse do të fitohet ndonjë deputet duke marrë parasysh daljen më të madhe në këto rajone.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu