Apasiev do ta bllokojë ligjin për shtetësi

Kryetari i partisë “E majta” Dimitar Apasiev thotë se janë të vendosur që ta bllokojnë sjelljen e këtij ligji. Ai përsëriti se ligji nuk mund të dorëzohet me yll evropian sepse është vepër penale.

“Mendoj se është vetëm blof i opozitës shqiptare. Nuk ka një ministër i cili do të guxonte ta nënshkruante një ligj të tillë sepse përbën vepër penale. Nuk ka rregullativë në të cilën ata mund të thirren për t’i vendosur atij ligji yllin Evropian”, deklaroi Dimitar Apasiev – deputet “E Majta” .

Javën e kaluar edhe pse u thirr Komisioni amë për të debatuar mbi amendamentet për ligjin, i njejti as nuk filloi me punë për shkak se deputetet VMRO-DPMNE-së filluan me fjalime procedurale, ndërsa kryetari i Komisionit amë e anuloi mbledhjen për shkak të mungesës së kushteve për punë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu