Arabi përdhos varrin e ushtarit dibran në SHBA dhe i kërcënon familjen, shkak se urren UÇK-në

Para disa ditësh është dëmtuar varri i ish-luftëtarit të UÇK-s nga ‘Batalioni Atlantiku’ Fatmir Miri Begu nga personi Waheed Khalid përgjegjës në varrezat e Jerssy State Memorial Park, në shtetin e New Jersey, njofton një familjar i të ndjerit Begu.

Siç na njofton familjari arsyeja pse Waheed Khalid po e përdhosë varrin e ish-ushtarit të UÇK-së është sepse ky person urren UÇK-në, madje ka kërcënuar gruan dhe djalin e të ndjeri se do të hap varrin dhe eshtrat e ushtarit të UÇK-së do t’ja hedhë në lum.

Përfaqesuesi i familjes së ushtarit të ndjerë i ka kërkuar ndihmë nga komunitetit shqiptar në Amerikë, që ta mbrojnë varrin e ushtarit të UÇK-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu