Arbana Osmani zbulon datën e nisjes së spektaklit “Big Brother Vip Albania 2”

Moderatorja Arbana Osmani, ka zbuluar mbrëmjen e sotme datën e nisjes së spektaklit të shumëpritur, “Big Brother Vip Albania 2”.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” promon e “BBVIP”, ku zbulon se spektakli do të nisë me 24 dhjetor që përkon me natën e kremtimit të Krishtlindjeve.

“Ajo çfarë dua për Krishtlindje është…”, ka shkruar moderatorja krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.

Më herët, Arbana në një intervistë, ka zbuluar se personazhet këtë vit janë më tepër aktivë.

“Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar.

Të gjithë ata që kanë marrë pjesë janë parë në 360 gradë, në të mirat dhe dritëhijet e tyre, por kanë sjellë te shikuesit më shumë të mira sesa skandale, personazhet ishin me të vërtetë shumë simpatikë. Ky antagonizmi Ilir-Donald tërhoqi shumë, tifozeritë u krijuan.‘Big Brother’, edicioni i dytë VIP, do të nisë brenda këtij viti, është përzgjedhur kasti.

Nuk kemi kërkuar gjëra të veçanta, të çuditshme.Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere interesantë, të këndshëm, pas së cilëve njerëzit të afeksionohen”, ka thënë më herët Arbana Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu