Zv.kryeministri Arben Fetai ka reaguar me një shkrim në Facebook, pas përplasjeve mes Taravarit dhe VLEN.
Fetai shkroi se VLEN ishte një projekt i guximshëm kombëtar që dëshmoi se shqiptarët mund të bashkohen kundër një të keqe të përbashkët.
Ai tha se Aleanca për Shqiptarët do të mbetet besnike ndaj rrugës së saj – rrugës së Arbrit, të dinjitetit dhe guximit dhe se, me vullnet të ndërsjellë, mund ta gjejnë formulën për të çliruar çdo komunë shqiptare nga keqqeverisja e BDI-së.
“Për këtë mision do të vazhdoj të luftoj, pa i sharë ata me të cilët e sollëm ndryshimin, pa u përkulur”, shkruan Fetai.
vendosi titull