Arben Taravari e padit Izet Mexhitin për shpifje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes avokatit të tij Abidin Abduli, dje ka dorëzuar një padi për shpifje në Gjykatën Themelore Shkup 2 kundër kryetarit të Çairit, Izet Mexhiti.

Padia është rezultat i deklaratave që i ka dhënë Mexhiti në një emision televiziv në Lajm TV, ku ai pretendonte se Tаravari gjatë mandatit të tij si ministër ka dhënë shtatë licenca për fabrika për përpunim të kanabisit.

Sipas njoftimit zyrtar, përpara dorëzimit të padisë ishte caktuar edhe afat ligjor që Mexhiti të kërkonte falje publike, por ai nuk e ka bërë këtë.

Taravari i ka mohuar këto akuza si jo të vërteta dhe shpifje./fokus.mk/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu