Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSh-së, Arben Taravari, ka ofenduar rëndë një aktivist të koalicionit “Rilindje me Besë”, njofton AlbPortali.
Aktivisti kishte shkruajtur se “Ziadin Sela në fillim u nis rrugës së Arbër Xhaferit, ndërsa tash po përfundon rrugës së Talat Xhaferit”, nga shkaku se Zela dhe partia e tij i dha përkrahje të pa rezerv kandidatit të BDI-së për kryetar të kuvendit, Talat Xhaferit.
Por për këtë fjalë, aspak nuk e ka përmbajtur veten duke i replikuar me një ashpërsi të theksuar dhe duke përdorur fjalë që përdorin muslimanët, por atë fjalë e ka thënë në form nënçmuese; “Estagfirullah o aktivist i Besës”. Kjo fjalë e tij, ka pasur reagime shumë të ashpëra, duke treguar edhe njëherë nivelin e ulët të Arben Taravarit.
Debatet rreth përkrahjes së Talat Xhaferit ende vazhdojn. /AlbPortali/











